“Humejdiu dhe Muhamed ibn Abdullahu na kanë thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga Muhamed ibn Xhubejr ibn Mutëimi se Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua vajti te Pejgamberi ﷺ (për ta pyetur), por ai e urdhëroi që të vinte një herë tjetër. Ajo i tha: “Nëse vij e nuk të gjej ty (çfarë të bëj)?” - sikur aludonte në vdekje. Pejgamberi ﷺ i tha: “Nëse nuk më gjen mua, atëherë shko tek Ebu Bekri.””