“Asim ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Çfarë duhet të veshë muhrimi?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Nuk i lejohet të veshë as këmishë, as shallvare, as pardesy, as rrobë të parfumuar me shafran ose vers . Nëse nuk mund të gjejë sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë, që të jenë nën nyja.” Këtë hadith e transmeton edhe Nafiu nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ, njëjtë.”