“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka treguar Omer ibn Seidi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Omerin (pasi vdiq) e vendosën në shtrat, ndërsa njerëzit, në mesin e të cilëve isha edhe unë, u mblodhën përreth tij duke u lutur dhe duke u falur për të, para se të bartej (për në varr). Papritmas, një njeri më kapi për supi. Kur shikova, pashë Ali ibn Ebu Talibin. Ai iu lut Allahut ta mëshirojë atë (Omerin) dhe tha: “Pas teje (o Omer) nuk ka mbetur askush që do të më bënte të lakmoj ta takoj Allahun me vepra sikurse të tuat. Betohem në Allahun se shpresoj që Allahu do të të bashkojë me dy shokët e tu (Pejgamberin ﷺ dhe Ebu Bekrin), sepse shpeshherë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Shkova me Ebu Bekrin dhe Omerin"; “Hyra me Ebu Bekrin dhe Omerin"; “Dola me Ebu Bekrin dhe Omerin”.”