“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ për Kiametin, duke thënë: “Kur është Kiameti?” - “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Asgjë, përveçse që e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai. - “Ti do të jesh me ata që i do”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Enesi vazhdon: “Me asgjë nuk jemi gëzuar më shumë se me fjalën e Pejgamberit ﷺ: “Ti do të jesh me ata që i do.” Unë e dua Pejgamberin ﷺ, Ebu Bekrin e Omerin, andaj shpresoj të jem me ta, në saje të dashurisë sime ndaj tyre, edhe pse nuk kam bërë vepra (të mira) sikurse ata.””