“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hyri në një kopsht dhe më urdhëroi ta ruaj derën e kopshtit. Ndërkohë, erdhi një burrë dhe kërkoi leje për të hyrë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Hapja derën dhe përgëzoje me Xhenet.” Ky qe Ebu Bekri. Pastaj erdhi një tjetër, i cili, po ashtu, kërkoi leje. Pejgamberi ﷺ tha: “Hapja derën dhe përgëzoje me Xhenet.” Ky qe Omeri. Pas pak, erdhi një tjetër dhe kërkoi leje për të hyrë. Pejgamberi ﷺ heshti pak, pastaj tha: “Hapja derën dhe përgëzoje me Xhenet, pas një sprove që do ta godasë.” Ky na qe Othman ibn Afani. Hamadi na ka thënë: “Ngjashëm na kanë treguar Asim Ahvali dhe Ali ibn Hakemi, e këta e kanë dëgjuar Ebu Othmanin duke treguar nga Ebu Musai, ndërkohë Asimi shton se Pejgamberi ﷺ ishte ulur buzë një vendi me ujë dhe zbuloi gjunjët, - ose ka thënë: gjurin e tij, - dhe, me të hyrë Othmani, i mbuloi.””