“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ, Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani u ngjitën në malin Uhud, i cili filloi të dridhej.” Kujtoj se ka thënë: “(Pejgamberi ﷺ) e goditi me këmbë, - dhe i tha: “Qetësohu, o Uhud, sepse sipër teje janë një pejgamber, një i sinqertë dhe dy shehidë.””