“Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri i tha Fatimes: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka. Familja e Muhamedit hanë vetëm nga kjo pasuri, - aludonte në pasurinë e Allahut, - e atyre nuk u takon të shtojnë nga ky ushqim.” Betohem në Allahun se nuk do të ndryshoj asgjë prej lëmoshës së Pejgamberit ﷺ, siç ka qenë në kohën e tij, si dhe do të veproj me të ashtu siç ka vepruar Pejgamberi ﷺ.” Atëherë Aliu e falënderoi Allahun dhe tha: “Ne e dimë vlerën tënde, o Ebu Bekër.” Pastaj ia përmendi afërsinë me Pejgamberin ﷺ dhe hakun e tyre. Ndërkaq, Ebu Bekri tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se të mbaj lidhjen me të afërmit e të Dërguarit të Allahut ﷺ është më e dashur tek unë sesa të mbaj lidhjen me të afërmit e mi.””