“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Fatimja është pjesë imja. Andaj, kush e hidhëron atë, më ka hidhëruar mua.””