“Ebu Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Sulejman ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Nemri, e ky nga Zuhriu se Harmele, i çrobëruari i Usame ibn Zejdit, tregon: “Teksa po rrija me Abdullah ibn Omerin, erdhi Haxhaxh ibn Ejmeni, (i cili u fal) por nuk e plotësoi siç duhet rukunë e as sexhden. Ibn Omeri i tha: “Përsërite (namazin).” Kur ai u largua, Ibn Omeri më pyeti: “Kush ishte ky?” - Haxhaxh ibn Ejmeni, i biri i Umu Ejmenit, - i thashë. - Sikur ta shihte i Dërguari i Allahut ﷺ, do ta donte atë, - tha Ibn Omeri. Pastaj përmendi dashurinë ndaj Usames, si dhe ndaj fëmijëve të Umu Ejmenit. Ndërkohë, disa nga shokët e mi më kanë treguar nga Sulejmani se Umu Ejmeni ishte edukatore e Pejgamberit ﷺ.””