“Muhamed ibn Husejn ibn Ibrahimi më ka thënë: Më ka treguar Husejn ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Xheriri, e ky nga Muhamedi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ubejdullah ibn Zijadit ia sollën kokën e Husejnit, të vendosur në një enë, ndërsa ai e prekte me shkop dhe tha diçka për bukurinë e tij.” Enesi thotë: “Ai më së shumti i përngjante Pejgamberit ﷺ (nga familja e tij). Husejni kishte lyer flokët dhe mjekrën me vesmeh (bojë).””