“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra, e ky nga Ibrahimi se Mesruku tregon: “Abdullah ibn Mesudi u përmend në prani të Abdullah ibn Amrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “Këtë njeri e dua që kur e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Mësojeni Kuranin prej (këtyre) katër personave: 1. Abdullah ibn Mesudit, - filloi me të, - 2. Salimit, të çrobëruarit të Ebu Hudhejfës, 3. Ubej ibn Kabit dhe 4. Muadh ibn Xhebelit.” Pastaj tha: “Nuk di a e përmendi Ubejin përpara apo Muadhin.””