“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdurrahman ibn Aufi erdhi (në Medinë), Pejgamberi ﷺ e vëllazëroi me Sad ibn Rabiun, i cili ishte shumë i pasur.” Sadi i tha: “Ensarët e dinë se unë jam më i pasuri i tyre, andaj po ta ndaj gjysmën e pasurisë sime. Po ashtu, i kam dy gra, shiko cila prej tyre të pëlqen, unë do ta lëshoj e, pasi të lirohet (nga koha e pritjes), martohu me të.” - Allahu të begatoftë në familjen tënde! - i tha Abdurrahmani. (Pasi shkoi në treg) atë ditë u kthye me pak gjalpë e gjizë. Pas pak ditësh, kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, Abdurrahmani kishte gjurmë të verdha parfumi. I Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti: - “Ç'është kjo?” - Jam martuar me një ensare, - tha Abdurrahmani. - “Çfarë i dhe për mehër?” - Ar sa peshon një bërthamë e hurmës, - ose ka thënë: - Ar sa një bërthamë hurmeje. - “Bëj një gosti, të paktën me një dele” , - i tha Pejgamberi ﷺ.””