“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në ditën e Hendekut ensarët thoshin: "Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi besatuar, Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar .” Pejgamberi ﷺ u përgjigjej: “O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët nderoji krejt!””