“Omer ibn Muhamed ibn Haseni më ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Hafsi nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “ Nuk kam xhelozuar asnjë grua të Pejgamberit ﷺ sikurse Hadixhen, edhe pse kurrë nuk e kam parë atë. Pejgamberi ﷺ e përmendte shumë shpesh. Nganjëherë ai therte dele, pastaj e copëtonte dhe ua dërgonte shoqeve të Hadixhes. Ndonjëherë i thosha: “Thua se nuk ka asnjë grua tjetër në botë pos Hadixhes!” Ai thoshte: “Ajo ka qenë kështu e ashtu dhe me të kam pasur fëmijë.””