“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli, e ky nga Umare, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë, kur Xhibrili erdhi te Pejgamberi ﷺ, i tha: “O i Dërguari i Allahut, ja, po vjen Hadixhja me një enë me ngjëratë, - ose ka thënë: ushqim, ose ka thënë: pije. - Kur të mbërrijë, jepi selam prej Zotit të saj dhe prej meje, si dhe përgëzoje me një shtëpi prej margaritari në Xhenet, në të cilën nuk ka as zhurmë, as lodhje.””