“Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur u ndërtua Qabeja, Pejgamberi ﷺ dhe Abasi bartnin gurë. Abasi i tha Pejgamberit ﷺ: “Vendose izarin në qafë, që të të mos dëmtojnë gurët.” Por (me të vepruar kësisoj), ai ra përtokë dhe sytë i mbetën drejt qiellit. Pastaj, kur iu rikthye vetëdija, tha: “Ma jepni izarin, ma jepni izarin” , e në atë rast e lidhi fort në trup.””