“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në periudhën paraislame kurejshët e agjëronin ditën e Ashures, e edhe Pejgamberi ﷺ e agjëronte. Edhe kur erdhi në Medinë, vazhdoi ta agjërojë atë ditë dhe urdhëroi të agjërohet. Por, me t'u obliguar agjërimi i Ramazanit, kush donte, e agjëronte edhe Ashuren, e, kush donte, nuk e agjëronte atë.””