“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Bejan Ebu Bishri se Kajs ibn Ebu Hazimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ebu Bekri shkoi te një grua e fisit ahmes, që quhej Zejnebe, dhe vuri re se ajo nuk fliste, andaj pyeti: “Çfarë ka kjo, që nuk flet?” - Ajo kryen haxhin pa folur asgjë, - iu përgjigjën të pranishmit. - Fol, se kjo nuk është e lejuar. Kjo është vepër e injorancës, - i tha Ebu Bekri. Ajo filloi të flasë dhe pyeti: “Kush je ti?” - Një muhaxhir, - ia ktheu Ebu Bekri. - Prej cilit fis të muhaxhirëve? - Prej kurejshëve. - Prej cilës familje të kurejshëve? - Ti pyetke shumë. Unë jam Ebu Bekri, - iu përgjigj ai. - Sa do të qëndrojmë me këtë mirësi, të cilën Allahu e ka sjellë pas injorancës? - pyeti ajo. - Do të qëndroni me të për aq sa prijësit tuaj do të jenë të drejtë, - iu përgjigj ai. - Cilët janë prijësit? - pyeti ajo. - A nuk kishte në popullin tënd kryetarë dhe udhëheqës, të cilët i urdhëronin njerëzit, kurse ata i respektonin? - Po, - tha ajo. - Këta janë prijësit e njerëzve, - tha Ebu Bekri.””