“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njerëzit e periudhës paraislame shisnin mishin e pjellës së pjellës së devesë.” Pjella e pjellës nënkupton: të pjellë deveja, pastaj, ajo që lind të pjellë të voglin e vet. Tërë këtë (shitblerje) e ka ndaluar Pejgamberi ﷺ.”