“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Bejani dhe Ismaili, e këta të dy e kanë dëgjuar Kajsin se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shova te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte shtrirë mbi një xhybe nën hijen e Qabesë, ndërkaq ne po vuanim shumë prej idhujtarëve, andaj i thashë: “O i Dërguari i Allahut, pse nuk po e lut Allahun për ne?” Ai u ul dhe, ndërsa fytyra iu skuq, tha: “Në popujt para jush kishte raste kur ndokush torturohej me krehër hekuri duke ia çjerrë mishin e trupit thellë deri në eshtra dhe palcë, por kjo nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Pastaj ia vendosnin sharrën në kokë dhe e ndanin përgjysmë, por kjo gjë nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Allahu do ta kompletojë këtë fe, saqë njeriu do të udhëtojë prej Sanasë deri në Hadramevt pa iu frikësuar askujt përveç Allahut.” Bejani shton: “Ose ujkut për delet e veta.””