“Abdani transmeton nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa ishim në Mina me Pejgamberin ﷺ, Hëna u ça, e në atë rast ai tha: “Jini dëshmitarë! ” , saqë njëra pjesë e saj doli pas kodrës.” Ebu Duha, duke transmetuar nga Mesruku, e ky nga Abdullahu, tha: “Hëna u ça (teksa ishim) në Mekë.” Transmetimin e Ibrahimit e fuqizon Muhamed ibn Muslimi nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Mameri, e ky nga Abdullahu.”