“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi. [t]: Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kab ibn Malikut, e ky nga Abdullah ibn Kabi, - i cili ishte shoqëruesi i Kabit kur ai u verbua, - se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke treguar ngjarjen e plotë të mospjesëmarrjes me Pejgamberin ﷺ në Tebuk, ka thënë: “Unë kam qenë pjesëmarrës me Pejgamberin ﷺ natën e Akabesë kur iu përbetuam për Islam. Këtë ditë nuk do ta kisha ndërruar as me ditën e Bedrit, edhe pse dita e Bedrit është më e njohur te njerëzit.””