“Jahja ibn Bukejri na ka rrëfyer: Na ka treguar Bekër ibn Mudarri, e ky nga Xhaferi, e ky nga Ibn Hurmuzi se Abdullah ibn Malik ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur falej Pejgamberi ﷺ, i hapte krahët (në sexhde), saqë i shquhej bardhësia e nënsqetullave. Lejthiu thotë: “Më ka treguar Xhafer ibn Rebia, ngjashëm.””