“Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mubareku, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të deklarojnë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut. E, kur ta thonë këtë, ta falin namazin sikurse ne, të drejtohen nga kibla jonë dhe ta hanë mishin e therur nga ne, na ndalohet t'ua cenojmë gjakun dhe pasurinë e tyre, përveç nëse këtë e kërkon e drejta islame, e llogaria e tyre i takon Allahut.””