“Ibrahim ibn Hamzai më ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Abdurrahman ibn Humejd Zuhriu se Omer ibn Abdulazizi e pyeti Saibin, të birin e motrës së Nemrit: “Çfarë ke dëgjuar për banimin në Mekë (pas hixhretit)?” Ai iu përgjigj: “E kam dëgjuar Ala ibn Hadremiun duke treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Tri (net) për muhaxhirin, pas kthimit nga Mina.””