“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezidi se Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur doni t'i kryeni nevojat fiziologjike, as mos u drejtoni nga kibla, as mos ia ktheni shpinën, por drejtohuni nga lindja ose nga perëndimi.” Ebu Ejubi thotë: “Kur erdhëm në Sham, nevojtoret i gjetëm të ndërtuara në drejtim të kiblës. Andaj, ndërronim drejtimin. (Pasi dilnim), i kërkonim falje Allahut të Lartësuar.” Po ashtu transmetohet nga Zuhriu, e ky nga Atai se ka thënë: “E kam dëgjuar Ebu Ejubin duke transmetuar njëjtë nga Pejgamberi ﷺ.””