“Ahmed, - ose: Muhamed, - ibn Ubejdullah Gudeniu më ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Usame, e këtij i ka rrëfyer Ebu Umejsi, e ky nga Kajs ibn Muslimi, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë duke e madhëruar dhe duke e agjëruar ditën e Ashures. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ne jemi më meritorë për ta agjëruar atë ditë.” Kështu, urdhëroi që kjo ditë të agjërohet.””