“Abdani na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ i lëshonte flokët, kurse idhujtarët i ndanin në dysh. Edhe ithtarët e librave të shenjtë i lëshonin flokët. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ, në gjërat që nuk i kishte të përcaktuara me shpallje, pëlqente t'u ngjasonte ithtarëve të librave të shenjtë. Por, më vonë, Pejgamberi ﷺ filloi t'i ndajë flokët.”