“Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se shokët e Muhamedit ﷺ, që kishin marrë pjesë në Bedër, i kishin treguar se numerikisht kanë qenë sa ushtria e Talutit, me të cilët ai e kishte kapërcyer lumin. Pra, përafërsisht treqind e trembëdhjetë deri në treqind e nëntëmbëdhjetë. Betohem në Allahun se të gjithë ata që e kanë kapërcyer lumin me të kanë qenë besimtarë.”