“Amër ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ u drejtua nga Qabeja dhe bëri dua kundër disa personave kurejshë: kundër Shejbe ibn Rebias, Utbe ibn Rebias, Velid ibn Utbes dhe Ebu Xhehl ibn Hishamit. Betohem në Allahun se të gjithë këta i pata parë të vdekur e të dekompozuar nga dielli, sepse ka qenë ditë shumë e nxehtë.”