“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Sulejman Tejmiu, e këtij i ka treguar Enesi se Pejgamberi ﷺ ka thënë ...; [t]: Amër ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Sulejman Tejmiu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush mund të shikojë çfarë ka ndodhur me Ebu Xhehlin?” Ibn Mesudi u nis për ta kërkuar dhe e gjeti në tokë teksa bijtë e Afrasë e kishin goditur me shpatë e ai ishte në prag të vdekjes. Ai e pyeti: “A je ti Ebu Xhehli, vallë?” - dhe e kapi për mjekre, e në atë rast ai tha: “Vallë, të çuditem me një burrë që e vratë”, - ose ka thënë: - “që e vrau populli i vet?””