“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Sulejman Tejmiu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ditën e Bedrit Pejgamberi ﷺ pyeti: “Kush mund të shikojë çfarë ka ndodhur me Ebu Xhehlin?” Ibn Mesudi u nis për ta kërkuar dhe e gjeti në tokë teksa bijtë e Afrasë e kishin goditur me shpatë e ai ishte në prag të vdekjes. Ai e kapi për mjekre dhe e pyeti: “A je ti Ebu Xhehli, vallë?” Ai tha: “Vallë, të çuditem me një burrë që e ka vrarë populli i vet" - ose ka thënë: - “që e keni vrarë?” Ibn Muthena më ka thënë: “Ngjashëm na ka rrëfyer Muadh ibn Muadhi, e këtij i ka treguar Sulejmani, e këtij i ka rrëfyer Enes ibn Maliku.””