“Muhamed ibn Abdullah Rakashiu më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajs ibn Ubadi se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ditën e Kiametit unë do të jem i pari që do t'i bie në gjunjë Allahut (të merrem në pyetje) për dyluftim (në rrugën e Tij në këtë botë).” Kajs ibn Ubadi ka thënë: Ajeti: “Këto dy grupe grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19) ka zbritur për ata që kanë hyrë në dyluftim ditën e Bedrit. Ata janë: Aliu, Hamzai dhe Ubejde ibn Harithi përballë Shejbe ibn Rebias, Utbe ibn Rebias dhe Velid ibn Utbes.””