“Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Hashimi, e ky nga Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajsi se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) betohej se ajeti: “Këto dy grupe grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19) ka zbritur për ata që kishin hyrë në dyluftim ditën e Bedrit: për Hamzain, Aliun e Ubejde ibn Harithin kundër Utbes dhe Shejbes, të bijtë e Rebias, dhe Velid ibn Utbes.”