“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sejfi se Muxhahidi transmeton se dikush i tregoi Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka hyrë brenda në Qabe. Ibn Omeri thotë: “Vajta dhe e gjeta Bilalin, duke qëndruar mes dy portave, kurse Pejgamberi ﷺ posa kishte dalë.” E pyeta atë: “A u fal Pejgamberi ﷺ brenda Qabesë?” Ai m'u përgjigj: “Po. I fali dy rekate mes dy shtyllave që ndodhen në të majtë të hyrjes, pastaj doli dhe i fali edhe dy rekate përballë Qabesë.””