“Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e ky nga Mameri, e ky nga Hishami se Urve ibn Zubejri tregon: “Zubejri kishte tri shenja të goditjeve me shpatë: njërën në qafë, saqë (kur isha i vogël) i fusja gishtat në të; dy i kishte marrë në Luftën e Bedrit, kurse tjetrën në Betejën e Jermukut. Kur u vra Abdullah ibn Zubejri, Abdulmelik ibn Mervani më tha: “O Urve, vallë, e njeh shpatën e Zubejrit?” I thashë: “Po.” Ai më tha: “Çfarë ka në të?” I thashë: “Ka një çallatë të marrë nga Lufta e Bedrit.” Ai më tha: “Ashtu është. Në të ka çallata nga përplasjet e çetave.” Pastaj, shpatën ia dha Urves. Hishami tregon: “Atë shpatë e vlerësuam tre mijë (dinarë), të cilën e bleu dikush nga ne. Kisha dëshirë ta blija unë.””