“Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve se babai i tij Urve ibn Zubejri tregon: “Në ditën e Jermukut, shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ i thanë Zubejrit: “A po i sulmon armiqtë, që të sulmojmë edhe ne me ty?” - Nëse unë i sulmoj ata, ju nuk e mbani fjalën, - tha Zubejri. - Nuk të tradhtojmë, - i thanë ata. Atëherë ai ua mësyu derisa i çau radhët e tyre dhe u fut thellë në mesin e tyre, pa pasur njeri me vete. Pastaj u kthye mbrapa, ndërkaq armiqtë e kapën për frenat e kalit dhe e goditën dy herë në qafë. Në mes këtyre dy goditjeve kishte edhe një tjetër, të cilën e kishte marrë ditën e Bedrit. Urve thoshte: “Kur isha i vogël, duke luajtur, i fusja gishtat e mi në këto vende goditjesh.” Po ashtu, Urve ka thënë: “Atë ditë me të ka qenë edhe Abdullah ibn Zubejri, i cili ishte dhjetëvjeçar. Zubejri e pati hipur Abdullahun në një kalë dhe pati autorizuar dikë të kujdeset për të.””