“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kanë ndërruar me mohim...”, (Ibrahim, 28) ka thënë: “Betohem në Allahun se fjala është për jobesimtarët kurejshë.” Po ashtu, për vazhdimin e ajetit: “... dhe e kanë sjellë popullin e tyre në Shtëpinë e shkatërrimit?” (Ibrahim, 28) ka thënë: “Pra, (e kanë sjellë) në zjarr, ditën e Bedrit.” Amri shton: “Fjala është për kurejshët, ndërsa dhuntia e Allahut është Muhamedi ﷺ.””