“Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë (duke vazhduar hadithin paraprak): “Kjo është sikurse kur i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal te pusi ku ndodheshin idhujtarët e vrarë në Bedër dhe nuk u tha sahabëve: “Ata dëgjojnë atë që po ua them” , por u pat thënë: “Ata tani e dinë se atë që ua thosha është e vërtetë.” Pastaj ajo recitoi ajetin: “Sigurisht që ti (Muhamed) nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë...” (Neml, 80) Dhe: “... kurse ti (Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” (Fatir, 22) Këtë ua ka thënë, atëherë kur i kanë merituar vendet e tyre në Zjarr.””