“Amër ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, Pejgamberi ﷺ e caktoi Abdullah ibn Xhubejrin udhëheqës të shigjetarëve. Armiku i vrau shtatëdhjetë ushtarë tanët, kurse Pejgamberi ﷺ me shokët e vet, në Luftën e Bedrit, i mundi njëqind e dyzet burra nga idhujtarët: shtatëdhjetë të zënë robër lufte e shtatëdhjetë të tjerë të vrarë. Atë ditë (ditën e Uhudit) Ebu Sufjani tha: “Kjo ditë është në këmbim të ditës së Bedrit, sepse lufta është e ndërsjellë.””