“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Jahjai se Muadh ibn Rifaje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një melek e pyeti Pejgamberin ﷺ (për vlerën e luftëtarëve të Bedrit).” Jahjai transmeton se Jezid ibn Hadi i ka rrëfyer se ka qenë me Muadhin ditën kur ia ka treguar këtë hadith, e në atë rast Jezidi thotë: “Muadhi ka thënë: “Pyetësi ka qenë Xhibrili ﷺ.””