“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi se Zuhriu tregon: “Një ditë, Urve ibn Zubejri i tregoi Omer ibn Abdulazizit gjatë hilafetit të tij e i tha: “Teksa Mugire ibn Shuëbe ishte prijës në Kufe, e vonoi namazin e ikindisë. Ebu Mesud Ukbe ibn Amër Ensariu, - gjyshi i Zejd ibn Hasenit dhe pjesëmarrës në Bedër, - vajti tek ai e i tha: “A nuk e di se Xhibrili ﷺ ka zbritur dhe i ka falur pesë kohët e namazit, e bashkë me të edhe i Dërguari i Allahut ﷺ dhe më pas ka thënë: “Kështu jam urdhëruar (të veproj) .” ? Kësisoj edhe Beshir ibn Mesudi transmetonte nga babai i tij.”