“Zuhriu transmeton nga Muhamedi, i biri i Xhubejr Mutëimit, se babai i tij Xhubejr ibn Mut'imi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, për robërit e Bedrit, ka thënë: “Sikur Mut'im ibn Adiu të ishte gjallë dhe të kishte ndërmjetësuar për këta të ndyrë, do t'ia lija atij (këta) .” Lejthiu transmeton nga Jahja se Seid ibn Musejebi ka thënë: “Kur ndodhi sprova e parë, pra, vrasja e Othmanit, nuk mbeti asnjë pjesëmarrës i Bedrit. Pastaj, kur ndodhi sprova e dytë, pra, Lufta e Pllajës, nuk mbeti asnjë pjesëmarrës i Hudejbijes. Dhe, me të mbaruar sprova e tretë, njerëzit mbetën të pafuqishëm.””