“Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Fiset kurejdha dhe benu nadir e kanë luftuar Pejgamberin ﷺ. Kështu, ai e dëboi fisin benu nadir, ndërsa fisin kurejdha e la aty pa i konfiskuar asgjë, derisa kurejdha (e tradhtoi dhe) e luftoi atë. Atëherë Pejgamberi ﷺ dha urdhër që burrat të vriten, ndërsa gratë, fëmijët dhe pasurinë e tyre ua ndau muslimanëve, përveç disave që iu bashkuan Pejgamberit ﷺ, të cilët i siguroi dhe e pranuan Islamin. I dëboi të gjitha fiset e hebrenjve të Medinës: benu kajnukan, të cilët ishin fisi i Abdullah ibn Selamit, hebrenjtë e benu harithes dhe të gjithë hebrenjtë e Medinës.””