“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka rrëfyer Xhuvejri ibn Esma, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i dogji palmat e hurmave të fisit benu nadir, për të cilat Hasan ibn Thabiti thoshte: "Të gjithë zotërinjtë e benu luejit i nënçmoi, Zjarri i madh, që Buvejrën e kaploi.” Atëherë Ebu Sufjan ibn Harithi ua ktheu: "Allahu e vazhdoftë këtë vepër! Dhe ky zjarr e djegtë rrethinën e saj! Se kush prej nesh është larg saj (Buvejrës) do ta kuptojë Dhe cila tokë jona është më e dëmshme do ta mësojë.””