“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Zekerija ibn Adiu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Mubareku, e ky nga Hajve, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ua fali namazin e xhenazes të vrarëve në Uhud, pas tetë vjetësh, si përshëndetje e fundit, për të gjallët dhe për të vdekurit. Pastaj u ngrit në minber dhe tha: “Unë do t'ju paraprij (te Hauzi) e do të jem dëshmitar juaji. Takimi juaj është te Hauzi, të cilin tani jam duke e parë nga këtu. Unë nuk kam frikë se do të bëni shirk pas meje, por kam frikë se do të garoni për dynjanë.” Ukbe shton: “Kjo ishte hera e fundit që e pata parë të Dërguarin e Allahut ﷺ.””