“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “A je martuar, o Xhabir?” - Po, - i thashë. - “Me çfarë? Të virgjër apo të ve?” - Me të ve. - “Pse nuk e ke marrë të re, që të dëfrehet me ty?” - O i Dërguari i Allahut, babai im është vrarë në Uhud dhe ka lënë nëntë vajza, pra, nëntë motrat e mia. Prandaj, nuk doja t'u shtoja atyre një vajzë të re axhami sikurse ato, mirëpo një grua që i kreh dhe kujdeset për to, - i thashë. - “Ia ke qëlluar”, - tha Pejgamberi ﷺ.””