“Jahja ibn Abdullah Sulemiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Salimi se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thoshte, pasi e ngrinte kokën prej rukusë, në rekatin e fundit të namazit të sabahut: “O Allah, mallkoje filanin, filanin dhe filanin!” pasi thoshte: “Semi Allahu limen hamideh, rabena ve lekel hamd.” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.” (Ali Imran, 128)”