“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Jezid ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga gjyshi i tij Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se tundja një shpatë, së cilës iu këput tehu, gjë e cila nënkuptoi thyerjen e besimtarëve ditën e Uhudit. Pastaj, kur e tunda për së dyti, u kthye në gjendje më të mirë se që ishte, gjë e cila nënkuptoi çlirimin që Allahu na mundësoi dhe bashkimin e besimtarëve. Aty pashë edhe ca lopë (tek thereshin) , e caktimi i Allahut është vetëm mirësi, gjë që nënkuptoi besimtarët (e vrarë) ditën e Uhudit.””