“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Asim Ahveli tregon: “E pyeta Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth kunutit në namaz dhe më tha: - Po, ka pasur kunut (në kohën e Pejgamberit ﷺ). - Para apo pas rukusë? - e pyeta. - Para saj, - m'u përgjigj Enesi. - Filani më ka treguar se ti ke thënë se (kunuti bëhej) pas rukusë, - i thashë. - Ka gënjyer. I Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë kunut pas rukusë vetëm një muaj. I pati dërguar shtatëdhjetë burra, që quheshin hafëzët, te një fis idhujtarësh, të cilët kishin pasur marrëveshje paqeje me Pejgamberin ﷺ. Por, idhujtarët e tradhtuan (dhe i vranë të gjithë delegatët). Andaj, Pejgamberi ﷺ pati bërë kunut një muaj rresht, duke u lutur kundër tyre (idhujtarëve), - tha Enesi.””